Një sherr mes dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është arrestuar një 30-vjeçar.

Sipas bluve të qytetit F.P. 30 vjeç, banues në Balldre është arrestuar në flangrancë, pasi ka goditur me sende të forta një 26-vjeçar.

Mësohet se 30-vjeçari dhe i riu kanë pasur një konflikt të çastit në fshatin Balldre dhe janë qëlluar me sende të forta.

I plagosuri J.P. 26 vjeç është dërguar në spital, ndërkohë 30-vjeçari akuzohet për “Plagosje e rëndë me dashje “./tvklana.al