Është parandaluar një krim në familje në Patos. Një 45 vjeçar ka rënë në pranga pasi ka dhunuar dhe kanosur se do të vriste bashkëjetuesen.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç. Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, thotë Policia.
/tvklan.al