Kërcënuan një shtetas, në pranga 3 të rinj
Të arrestuarit, autorë edhe të dy zjarrvënieve
Me kallashnikov në dorë dhe tepër i qetë, 19-vjeçari Aleksandër Prendi që shini në këto pamje kërcënoi një shtetas për motive të dobëta.
Është dashur ndërhyrja e Policisë së Shkodrës e cila ka vënë në pranga të riun si dhe dy miqtë e tij të moshës 21 vjeç, Andrea Cara dhe Erjon Uka të cilët i erdhën në ndihmë shokut të tyre.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës, ku pas arrestimit te 3 të rinjve u sekustruan 2 armë zjarri, pushkë dhe kallashnikov, municion luftarak, një automjet dhe 3 celularë.
Por hetimet e policisë zbardhën edhe dy raste të shkatërrimit të pronës me zjarr që dyshohet se janë kryer nga këta 3 të rinj.
Ata kanë djegur 3 automjete në fshatin Mjedë të Shkodrës më 18 Nëntor të 2022 dhe të një automjeti tjetër në fshatin Kaçë, rreth 1 muaj më parë.
Tv Klan