Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Volkswagen Golf” me drejtues shtetasin F. L dhe pasagjer Klement Hysa.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, poshtë sediljes së pasagjerit ku ndodhej shtetasi K. H, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata dore.

Në përfundim të veprimeve, specialistët bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” të shtetasit Klement Hysa 27 vjeç, banues në Pogradec dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasin Florenc Zeqo, 44 vjeç, banues në Pogradec.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al