Forcat anti-terrorit në Egjipt parandaluan një atentat terrorist, duke shkatërruar një celulë që po përgatitej të sulmonte disa zona të populluara me qëllim destabilizimin e vendit.

5 militantë të organizatës “Vllazëria Muslimane” u vranë nga forcat egjiptiane në një provincë pranë kryeqytetit Kajro, ndërsa 5 të tjerë u arrestuan. Autoritetet egjiptiane e konsiderojnë si terroriste këtë organizatë. Ky grup akuzohet gjithashtu për një sërë sulmesh ndaj forcave të sigurisë dhe institucioneve shtetërore.

Tv Klan