Konsumimi i tre ose katër filxhanëve kafe çdo ditë ul rrezikun për të zhvilluar diabetin e tipit 2. Studiuesit e Institutit të Informacionit Shkencor mbi Kafen arritën në këtë konkluzion pasi studiuan rreth 1.2 milionë njerëz.

Sipas dr. Mattias Carlstrom, kjo funksionon edhe për burrat, edhe për gratë, por efekti është pak më i mirë te gratë. Studiuesit zbuluan se konsumimi i tre filxhanëve kafe ul deri në 27 përqind rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Ekspreset, makiatot dhe kapuçinot janë të dobishme megjithatë ekspertët sugjerojnë të mos iu shtohet sheqer apo shurup.

Kombinimi i përzierjeve të kafes, duke përfshirë trigonelinën, kafestolin, acidin kafeik dhe atë klorogjenik, mendohet se janë të rëndësishme. Nuk dihet ende sesi funksionojnë, por studiuesit mendojnë se mund të kenë efekt anti-oksidant dhe anti-inflamator në trup.

Administrimi i acidit klorogjenik me trigonelinën mund të ulin glukozën e hershme dhe përgjigjet e insulinës. Sipas një teorie tjetër, kafja mund të prodhojë nxehtësi ose të nxisë diversitetin e mikrobiomës së pacientëve. Gjithashtu mendohet se kafestoli mund të ngrejë insulinën dhe të përmirësojë marrjen e glukozës në muskuj.

Diabeti i tipit 2 është një problem që po rritet në Europë dhe SHBA. Megjithatë është konsideruar si një gjendje e parandalueshme, nëse menaxhohet mënyra e jetesës, për të parandaluar shtimin e peshës nëpërmjet dietës dhe ushtrimeve./

tvklan.al