Ndjesitë e zemrës rrallë gabojnë. Manushaqja e provoi këtë që nga momenti kur njohu Esmeraldën dhe i kërkoi që të takonte djalin e saj të vetëm dhe më pas u bë nusja e shtëpisë. Parandjenja e saj  nuk gaboi as sot në “Ka Një  Mesazh Për Ty” ku ishte e bindur se e vetmja që mund ta kishte ftuar ishte sërish Esmeralda.

Me hapjen e ekranit përpara saj në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ku sërish provoi se kishte të drejtën, Manushaqja bëri një deklaratë për nusen e saj:

Manushaqja: Nuk gaboj asnjëherë për këtë! Është goca e adoptuar! E kam gocë, e kam shpirt, por ma ka çuni shoqen e jetës!

Esmeralda: Mami!

Manushaqja: Hë shpirt!

Esmeralda: Ti e di që unë të kam shumë përzemër!

Manushaqja: Shumë faleminderit, reciproke!

Esmeralda: Ti e di që unë mirënjohjen time ta them çdo ditë, por kur mirënjohja merr përmasa të tilla, bëhet më e fortë, ka më vlerë dhe një grua si ti me vlera të rralla, e meriton këtë.

Manushaqja: Shumë faleminderit, edhe ti ashtu je gjithashtu!

Esmeralda: Ti je nëna që do të donte çdo fëmijë të kishte. Ti je motra që do të donte çdo motër, çdo vëlla të kishte. Shoqe, mikeshë. Nuk di, për ty duhet një gjuhë e posaçme, nuk gjej fjalët e duhura.

Manushaqja: Dhe vjehrra që vetëm Esmeralda meriton!

Esmeralda: Unë të thashë që s’është vjehrrë…

Ardit Gjebrea: Do, s’do është! Është nëna, është shoqja, është motra, është edhe vjehrrë.

Esmeralda: Ajo është gjithçka për mua dhe familjen time. Me ne përditshmëria e jetës është shumë e qetë me atë prezente./tvklan.al