Ueda dhe Arlindi ndoqën një rrugëtim të gjatë në “Love Island Albania” që u finalizua edhe me fitoren e tyre, por iu desh të kalonin disa hapa përpara se të gjenin veten te njëri-tjetri. Në intervistën e përbashkët për “Rudina” në Tv Klan, Ueda përshkruan shijen që i ka lënë spektakli i dashurisë.
Ajo rikujton dyshimet për pjesëmarrjen, por tashmë secili prej tyre është zhdukur sepse dashuria triumfoi në zemrat e dy të rinjve.
Ueda: Unë e përshkruaj si një ëndërr shumë të madhe që është bërë realitet. Ka qenë shumë e vështirë sidomos në fillim, duke u munduar të gjej veten duke njohur persona të tjerë por me Arlindin kam gjetur veten plotësisht, ai më kupton, edhe unë e kuptoj Arlindin, kemi një komunikim shumë të bukur, shumë të mirë. E duam njëri-tjetrin shumë. E di që duket shumë shpejt, por dashuria kështu është, nuk ka afat. Jam shumë mirënjohëse për rrugëtimin tonë dhe kam patur pak dyshime për të hyrë dhe e kam shprehur këtë gjë, por jam shumë e lumtur që e hodha atë hap.
Ueda shton se gjithnjë ka dashur të gjejë dikë për ta patur pranë dhe besimi se “Love Island Albania” do të ishte vendi i duhur, e shtyu të merrte pjesë.
Ueda: Kisha besimin se do gjeja dikë. E kam patur këtë ndjesi, thashë nëse nuk shkoj ndoshta do humbas dikë që kam për ta patur përjetë dhe ajo më ka shtyrë më shumë./tvklan.al