Fitore për Hysajn dhe Gjimshitin

Elseid Hysaj luajti për 90′ minuta në fitoren 2-1 të Napoli ndaj Juventus. Mbrojtësi shqiptar sipas mediave italiane pati paraqitjen më të mirë sezonale me napolitanët, duke penguar Cristiano Ronaldo. Duket se emërimi i Gennaro Gattuso si trajner solli rikthimin e Hysajt.

Lazio ndali serinë e fitoreve radhazi në kampionat, duke barazuar 1-1 me Roma. Thomas Strakosha pati përgjegjësi, duke bërë një dalje të gabuar në momentin e golit. Megjithatë u tregua shpëtimtar më pas me pritjet e tij.

Berat Gjimshiti dhe Atalanta iu gëzuan një tjetër fitoreje me goleadë këtë fundjavë. 7-0 triumfuan me Torino. Në ligën e dytë spanjolle, Armando Sadiku realizoi gol në barazimin 2-2 të Malaga me Mirandes. Ky ishte goli i nëntë në këtë kampionat për Sadikun.

Po në Spanjë po në ligën e tretë, Rei Manaj debutoi me Barcelona B. Një lojë aktive dhe goli anuluar për sulmuesin shqiptar. Golin e festoi në Zvicër, Emir Lenjani. Futbollisti i Sion realizoi në humbjen 2-1 në fushën e Thun.

Tv Klan