Parashikimi i çuditshëm i motit në Florida

Parashikimi i çuditshëm i motit në Florida

16:46 23/01/2020

Shërbimi Meteorologjik në Florida ka lëshuar një alarm, duke sinjalizuar rënien e mundshme të iguanave nga “qielli”.

Për shkak se parashikohet të ketë një ulje të temperaturave, meteorologët i kanë paralajmëruar qytetarët se mund të ketë një “rënie nga qielli” të tyre.

Nuk është diçka normale që të bien iguanat, por mos u habisni“, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit në Florida.

Iguanat, ​jetojnë mbi pemë të mëdha dhe zbresin në tokë vetëm për të lëshuar vezët, ose për t’u zhvendosur në një zonë tjetër, kur temperaturat ulen.

Ndërkohë qytetarëve u është bërë thirrje që të mos i lëvizin nëse i shikojnë në tokë, pasi mund të bëhen agresive, sepse duken sikur janë të ngordhura por në fakt janë gjallë /tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi