Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka bërë një parashikim të frikshëm për sa i përket humbjeve të jetës nga Covid.

CNN duke iu referuar një publikimi të bërë nga kjo qendër bën me dijet se projektohet se do të ketë 530,000 deri 559,000 vdekje nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara deri më 13 Mars.

Ndryshe nga disa parashikimet të bëra nga agjenci private, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve projeksionet i bën në avancë deri në disa javë.

Në një botim që mban datën 6 Shkurt, është parashikuar se deri më 6 Mars do të ketë 540,000 vdekje nga koronavirusi, ndërsa në botimin e radhës parashikimi është shtuar me një javë dhe numri i viktimave mendohet se do arrijë deri në 559 mijë.

SHBA është një nga vendet më të prekura nga Covid. Edhe pse janë marrë shumë masa që kanë pasur si qëllim parandalimin e përhapjes së Covid, nga Universiteti Johns Hopkins bëhet me dije se deri sot kanë humbur jetën 488.352 qytetarë./tvklan.al