Dashi-Ju duhet të merrni shumë gjëra seriozisht dhe të harroni për pak argëtimin. Duhet të tregoni kujdes dhe qetësi. Gjithsesi gjërat marrin rrugën e tyre dhe gjithçka do të shkojë shumë mirë brenda pak ditëve.

Demi-Sot duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe të mbani nën kontroll gjithçka që ju paraqitet. Do të ketë mjaft probleme, por nëse jeni të hapur për mendime të reja, mund t’i gjeni zgjidhjet më lehtë sesa mendoni. 

Binjakët-Sot sigurohuni që të bëni planifikimin e duhur, për shkak të shumë detyrimeve që keni. Ju nuk keni pse bëni lëvizje të nxituara për të arritur qëllimet tuaja.

Gaforrja-Për fat të mirë disponimi juaj është shumë i mirë sot dhe kjo ju bën të merrni pozitiv. Ky qëndrim do të jetë shumë i dobishëm për ju pasi problemet që do të shfaqen sot do të jenë të shumta dhe do të kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.

Luani-Do të ishte mirë të ishit më i përmbajtur sot. Ju mund të ndiheni të vetmuar ose madje t’ju braktisin të gjithë dhe të mbeteni vetëm.

Virgjëresha-Ka mjaft probleme me të cilat duhet të merreni sot dhe duhet të jeni ftohtë dhe realist. Mos u nxitoni sepse t’ju kthehen bumerang. 

Peshorja-Sot do t’ju paraqiten mundësi për të përfituar nga qëllimet që keni caktuar. Sigurohuni që të planifikoni dhe kërkoni mendimet e njerëzve që ju besoni. 

Akrepi-Ju do të duhet të jeni fleksibël sot, i dashur Akrep. Mos lejoni që asnjë problem t’ju mposht dhe t’ju bëjë të mendoni negativisht.

Shigjetari-Sot do të përpiqeni të zgjidhni shumë situata problematike, të cilat deri më tani ju shtypin dhe ju bëjnë të lodheni. 

Bricjapi-Sot ju mund të shpërbleheni bujarisht nëse gjeni kohën për të shprehur imagjinatën dhe ëndrrat tuaja.  Arti dhe ëndrrat janë veçanërisht të favorizuara.

Ujori-Sot, i dashur Ujor, do të shihni që shumë gjëra ndryshojnë për mirë. Përgatituni për një seri ndryshimesh pozitive.

Peshqit-Sot fati është në anën tuaj dhe planetët do të bëjnë çmos për të arritur atë që dëshironi. Mos kini frikë të rrezikoni ndonjëherë dhe sigurohuni që besimi juaj të mbetet i pandryshuar. /tvklan.al