Parashikimi i horoskopit për shenjat e tokës: Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet e tyre me njerëzit. Bricjapi është më pak i favorizuari sepse është shenjë tepër e ftohtë për Luanin, ndërsa Demi dhe Virgjëresha duhet t’i kushtojnë vëmendje komunikimit në familje dhe punë.

Demi

Do dëshirojë të takojë njerëz të afërt familjarë ose të shkojë në vende që i quajnë vendlindje, ose të investojnë në vende që i quajnë të tyret, do të jenë të lidhur me atë çfarë quajnë familje. Pushime, por familjare, të mëdha në këtë periudhë Gushti. Të kenë kujdes me konfliktet familjare, të shmangin debatet në periudhën e Gushtit sepse Marsi do jetë në Luan dhe nuk do të ishte mirëbërës me ta në momente familjare apo festive. Dëshira për të kontrolluar këto marrëdhënie mund t’iu kthehet në një anë negative.

 Virgjëresha

Duan ta shijojnë shumë Gushtin, por në heshtje presin më shumë fundin e tij sepse kanë nevojë për pak më shumë tërheqje, meditim e qetësi. Gushti do të jetë i vrullshëm, të kenë kujdes për të mos mbajtur brenda vetes çfarë duan të thonë. Nuk duhet të akumulohet si energji brenda tyre dhe të rregullojnë marrëdhëniet me kolegët e punës, nuk është koha për armiqësi.

Bricjapi

Nuk shkon mirë me Luanin sepse Gushti i lë në hije, kritikat, sugjerimet e tyre nuk merren parasysh. Akulli i tyre shkrin dhe nuk ka më potencë, do të ndihen të mërzitur dhe do t’i marrë rryma e njerëzve me të cilët do të jenë në partneritet. Këshilla për ta është që duhet të përshtaten me njerëzit, sidomos me shenjat e Zjarrit për të shmangur mospajtimet dhe fërkimet./tvklan.al