Në 30 Qershor nuk do të ketë përplasje mes qytetarëve. Kështu shprehet kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila në një lidhe live për emisionin “Opinion” në Tv Klan, u shpreh se vendi nuk po shkon drejt përplasjse civile. Madje, znj.Kryemadhi parashikon se Kryeministrin Edi Rama do ta largojë nga pushteti kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Monika Kryemadhi: Z.Fevziu, unë mendoj që nuk shkon në përplasje, sepse mendoj që vetë socialistët do të jenë ata që do ta largojnë Edi Ramën. Duke filluar nga Erion Veliaj i pari.

Blendi Fevziu: Po kur do ta fillojnë?

Monika Kryemadhi: I cili po e nxit me qëllim z.Rama në këtë rrugë konfliktuale…

Blendi Fevziu: Z.Veliaj po nxit z.Rama?

Monika Kryemadhi: Po, të garantojë mandatin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe më pas të dali viktima kush është personi që e solli gjithë këtë gjë, të dali z.Veliaj si shpëtimtari i gjithë asaj gjëje që po ndodh.

Kryetarja e LSI ka edhe një këshillë për Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Monika Kryemadhi: Mjaft me dashuri për Edi Ramën, jepi oksigjen sa të duash, nuk e shpëton dot më. Dekreti që bëri Ilir Meta për të shfuqizuar zgjedhjet e 30 Qershorit ishin shpëtim për Edi Ramën për ta ulur në një tavolinë me Lulzim Bashën. Por, si gjithmonë Edi Rama që në momente të gabuara ka këshilltarë të gabuar e humbi edhe varkën kur ia dërgoi Zoti për herë të tretë. Kështu që edhe Presidenti sado të mundohet ta shpëtojë Edi Ramën, nuk ka bir nëne që e shpëton më Edi Ramën, as nëna e vetë, as gruaja e vetë, as njerëzit e vetë dhe as të dashurit e vetë nuk e shpëtojnë dot më, sepse secili do kërkojë të shpëtojë kokën. Dhe Taulant Balla do kërkojë të shpëtojë veten e vet përpara Edi Ramës. /tvklan.al