Sipas MeteoAlb kthjellime dhe temperatura të larta do të vijojnë të dominojnë në të gjithë republikën e Shqipërisë gjatë paradites.

Parashikohet që pasditja të jetë me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulëta por vranësira të lehta do të shfaqen në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 17°C mëngjesi deri në 41°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë./tvklan.al