Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar mbetet në ndikimin e masave ajrore me origjinë veriore-verilindore duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë. Herë pas here do të ketë vranësira të lehta, më të dukshme në zonat jugore e juglindore. Mesdita dhe në vijim do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe mesditë duke luhatur regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me -5°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 12°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./tvklan.al