Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën më të madhe të ditës mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike. Por orët e mesditës do të krijojnë mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu pjesërisht në qendër dhe në veri të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C. Era do fryjë mesatare me shpejt2si 45 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./tvklan.al