Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të vijojë me vranësira si dhe reshje shiu, ku më të dukshme do të jenë në zonat jugore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë një zhvillim të vranësirave edhe në zonat qendrore, duke lënë zonat veriore me kthjellime si dhe vranësira të herëpashershme.

Temperaturat do të luhaten nga 1 gradë Celsius në Ersekë në 21 gradë Celsius në Sarandë dhe Tiranë.

Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h në drejtimin verilindor duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë. /tvklan.al