Vranësirat e dendura do të sjellin reshje me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë reshje dëborë. Por në orët e vona të natës pritet përmirësim gradual i motit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat nga -3°C, – 4°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor, duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë./tvklan.al