Pjesa më e madhe e vendit mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Por gjatë orëve të pasdites pritet zhvillim i vranësirave në zonat jugore duke sjellë rrebeshe shiu afat-shkurtër. Ndërsa zonat veriore dhe qendrore vijojnë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por mesdita sjellë rënie të tyre duke u luhatur nga 16°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë ditës dhe deri e fortë natën duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./tvklan.al