Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar do të jetë gjatë paradites me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cilat do të krijojnë mundësi për reshje shiu në zonat Veriore.

Ndërsa mesdita dhe pasditja do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht në zonat qendore.

Por sasira më të pakta do të ketë pjesa tjetër e vendit tonë. Mbrëmja dhe nata përkohësisht i bëjnë më të dukshme reshje në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë./tvklan.al