Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë, të cilat më të dukshme do të jenë në shtrirjen lindore. Orët e pasdites dhe në vijim do t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në vend duke sjellë reshje të izoluara në skajin verior.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al