Deri në mesditë moti mbizotërohet nga kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë Shqipërinë. Pasditja dhe mbrëmja vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike, përjashtuar skajet veri-jug, të cilat do të kenë kalime vranësirash dhe ndonjë shi të izoluar.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe krijon në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./tvklan.al