Zonat bregdetare mbeten në mbizotërimin e kthjellimeve gjatë gjithë ditës. Ndërsa me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash paraqitet pjesa tjetër e territorit shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al