Sipas MeteoAlb mbetemi në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve e vranësirave kalimtare gjatë pjesës së parë të ditës, por pasditja sjellë shtim të vranësirave në zonat jugore duke gjeneruar shira afatshkurtër, ndërsa pjesa tjetër e vendit vijon me kthjellime.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale, por rriten në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -2 °C në Pukë deri në 18 °C në Sarandë.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim 3 ballë./tvklan.al