Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Por mesdita dhe pasditja i shtojnë vranësirat kryesisht në zonat veriore, duke bërë që në këto zona të kemi shfaqje të reshjeve.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -4 gradë Celsius, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 15°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45-55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzimi mbi 4 ballë. /tvklan.al