Parashikimi i motit 10 Tetor

Parashikimi i motit 10 Tetor

08:00 10/10/2019

Kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash dominojnë motin në të gjithë Shqipërinë. Më të dendura vranësirat paraqiten gjatë pjesës së dytë të ditës në zonat veriore dhe pjesërisht qendrore duke gjeneruar shira të izoluar. Kjo situatë e motit do të mbetete prezente gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në të dyja vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C mëngjesi deri në 27-28 °C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 40km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë./tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori