Parashikimi i motit 11 Dhjetor 2019

Parashikimi i motit 11 Dhjetor 2019

08:03 11/12/2019

Paraditja në vendin tonë do të jetë me vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat juglindore dhe veriore, duke sjellë reshje shiu dhe dëbore. Por mesdita dhe orët në vijim përmirësojnë gradualisht kushtet e motit në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -2°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 14°C.                                            

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi