Pjesa e parë e ditës do të vijojë në dominimin e motit të qëndrueshëm në vendin tonë. Por parashikohet që në orët e mesditës të ketë zhvillim të vranësirave, duke sjellë reshje afatshkurtra shiu në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 18°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 37°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim të ulët./tvklan.al