Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të dominohet nga moti i qëndrueshëm, ku vija bregdetare do të jetë me kthjellime.

Por zonat e ulëta dhe malore do të jenë me kthjellime dhe vranësira të pakta, të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të izoluara në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 – 45 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë./tvklan.al