Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të vijojë në kushtet e qëndrueshme atmosferike, ku kthjellime si dhe vranësira të herë pas hershme do të jenë dominante.

Vranësira më të dukshme do të ketë në Ultësirën Perëndimore. Pjesa e dytë e ditës do të sjell një përmirësim të kushteve atmosferike ku vranësirat do të spostohen përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e para të ditës, por do të rriten në mënyrë graduale në orët e mesditës duke shënuar vlerën minimale në mëngjes në Ersekë 2 gradë Celsius dhe maksimale në mesditë 20 gradë Celsius në Tiranë dhe Sarandë.

Era do vijojë të fryjë mesatare me një shpejtësi 40 kilometra në orë në drejtim kryesisht juglindor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzimi 3 ballë. /tvklan.al