Sipas MeteoAlb, Shqipëria vijon më kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pak pas mesditës kur vranësirat zhvillohen lokalisht duke sjellë shira afatshkurtër dhe të papërfillshëm në zonat e ulëta dhe malore, ndërsa bregdeti mbetet me kthjellime.

Por sërish orët e vona të pasdites dhe mbrëmjes largojnë vranësirat dhe reshjet duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese. Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe  maksimale duke u luhatur ditore nga 9°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi permanent veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë./tvklan.al