Sipas MeteoAlb, deri në orët e pasdites parashikohet që Shqipëria të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta por mbrëmja i bën më të dukshme vranësirat në skajin juglindor ku pritet të ketë momente me pika shiu. Ky stabilitet i atmosferës vijon edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë./tvklan.al