Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Por në pjesën e dytë të ditës do të kemi zhvillim të vranësirave të cilat do të sjellin reshje afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore parashikohen reshje në forme dëbore.

Temperaturat e ajrit vijojnë të ulen në mëngjes, por nuk do të ndryshojnë në mesdite duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 14°C.

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare ne det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./tvklan.al