Sipas MeteoAlb, paraditja në territorin shqiptar do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por gjatë mesditës pritet shtim i vranësirave duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë rishfaqje të reshje të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga  -3°C deri në 11°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë./tvklan.al