Ultësira Perëndimore do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike. Por me vranësira të shpeshta dhe reshje të karakterit lokal, paraqiten zonat lindore dhe veriore. Ndërsa orët e vona të natës përmirësojnë motin edhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 15°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 38°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë./tvklan.al