Sipas MeteoAlb vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta do të dominojnë vendin paraditen e sotme. Herë pas here do të kemi edhe shira të dobët. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës, do të kemi një zhvillim të vranësirave në të gjithë territorin shqiptar, ku do të ketë shira intensive në zonat jugore, por shira me intensitet mesatar do të ketë edhe në zonat veriore dhe në zonat qendrore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë në rritjet orët e para të ditës, por një zbritje graduale sjellin orët e mesditës. Vlerat minimale dhe maksimale do të variojnë nga 9 gradë Celsius në mëngjes në 25 gradë celsius në mesditë. /tvklan.al