Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Por gjate mesditës dhe pasdites parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 26°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar dallgëzim deri në 4 ballë./tvklan.al