Deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit. Por në orët vijuese në zonat veriore dhe lindore parashikohet të ketë vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al