Sipas MeteoAlb zhvillimi i një qendre e presionit të ulët atmosferik mbi Adriatikun verior me ndikim deri në vendin tonë do të ndiktojë kushtet e motit.

Për pasojë alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të dominojnë në zonat malore, por me kthjellime mbetet bregdeti.

Pasditja do të sjellë sërish zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Por mbrëmja sjellë përmirësim të motit dhe dominim të kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 8°C deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë./tvklan.al