Ultësira perëndimore mbetet me vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu në pjesën e para të ditës. Por në orët në vijim reshjet e shiut do të përfshijnë gjithë territorin, ku në orët e pasdites dhe mbrëmjes, reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë./tvklan.al