Sipas Meteoalb, moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit.

Por gjatë orëve të pasdites pritet të ketë vranësira të lehta në veri të vendit. Temperaturat do të luhaten nga 19 në 39 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 2-3 ballë. /tvklan.al