Moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në pasdite, kur pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë shira fillimisht në zonat bregdetare dhe në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë vendin. Edhe nata vijon me vranësira dhe shira në territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 15°C deri ne 33°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzim 4 ballë./tvklan.al