Sipas MeteoAlb, vijon depërtimi i mëtejshëm i masave afrikane duke sjellë në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites.

Por pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjtihë vendin ku më tw dukshme vranësirat do të jenë në zonat veiore dhe verilindore duke rrezikuar momente me pika shiu. 

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 19°C ndërsa maksimalja pritet në zonat jugore dhe qëndrore deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor. Kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.  /tvklan.al