Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta në veri të vendit. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen duke bërë që reshjet e izoluara të përfshijnë dhe zonat qendrore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./tvklan.al