Paraditja në vendin tonë do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta. Por gjatë mesditës vranësirat do të shtohen kryesisht në zonat malore, duke sjellë reshje të izoluara. Ndërsa mbrëmja rikthen mbizotërimin e kthjellimeve në territor.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por ulën në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 5°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 24°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzimin 3-4 ballë./tvklan.al