Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta. Por në vijim vranësirat do të shtohen, duke sjellë reshje të karakterit lokal në zonat malore të Shqipërisë. Orët e vona të mbrëmjes përmirësojnë motin dhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë. /tvklan.al