Reshjet e shiut do të jenë prezente në vendin tonë deri në orët e pasdites, ku reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë kryesisht gjatë orëve të para të ditës. Por në orët në vijim pritet përmirësim gradual i motit duke bërë që gjatë mbrëmjes të kemi kthjellime të përkohshme. 

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshem në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor, duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë./tvklan.al