Sipas MeteoAlb deri në mesditë moti paraqitet në ndikimin e kthjellimeve në të gjithë vendin, përjashtuar zonat malore ku do të ketë kalime vranësirash. Por gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit. Edhe nata mbetet në të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike. 

Temperaturat e ajrit do të ulen 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga  13°C deri në 36 °C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë./tvklan.al