Sipas MeteoAlb, paraditja në vendin tonë mbetet me kthjellime dhe vranësira të pakta. Por parashikohet që vranësirat të zhvillohen gjatë mesditës duke sjellë reshje shiu në zonat jugore dhe lindore. Ndërsa mbrëmja rikthen motin e qëndrueshëm edhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 11°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 33°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al